Aurela Gaçe fiton ‘Netët e Klipit Shqiptar’: Merita është…

Më datën 20 qershor u mbajt finalja e festivalit “Netët e Klipit Shqiptar” në në Ulqin.

Fituesja e këtij festivali, ka qenë këngëtarja e njohur Aurela Gace me projektin e saj “Veten dua gjallë”.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka shprehur të gjitha emocionet që ka përjetuar gjatë asaj mbrëmje.

“Mbrëmë u zhvillua edicioni i 17-të i ‘Netëve të Klipit Shqiptar’. Klipi i këngës ‘Veten dua gjallë’ mori çmimin e madh në të gjithë komponentët. Sigurisht këtu është meritë e një ekipi të madh që punon për të sjellë copëza jete në formën e mini-filmit”, ka shkruar Aurela, nuk harroi të falenderonte edhe bashkëpuntorët e saj në këtë projekt.

Loading...