Dhunohet avokati Kujtim Cakrani/ Mbron çështjen e të riut që u rrëmbye nga kushërinjtë

VLORË

Dy persona kanë dhunuar gjatë ditës së sotme avokatin e njohur Kujtim Cakrani.

Dhuna ndaj Cakranit dyshohet se ka ndodhur, për shkak të detyrës së tij.

Vetë avokati ka bërë denoncim në komisariatin e policisë se është dhunuar.

Avokati ka thënë se e i njeh personat që e kanë kërcënuar. Sipas tij, ata i kanë thënë që të heqë dorë nga një çështje, që ka të bëjë me rrëmbimin e një shtetasi.
/lajmifundit

Loading...