Një burrë britanik i kapur duke provuar të kontrabandonte kokainë në Belgjikë duke e fshehur atë në një penis artificial, mund të përballet me tre vjet burg.
Burri u arrestua në shkurt kur arriti në aeroportin e Brukselit në një fluturim nga Xhamajka.
Ai u tha hetuesve se ai kishte për qëllim ta përdorte kokainën për përdorim personal, sapo të kthehej në shtëpi.
Ai fillimisht dështoi në testin e drogës dhe agjentët e kufirit zbuluan kokainën.
Ai më pas u dërgua në një spital aty pranë për ekzaminim të mëtutjeshëm, ku zyrtarët zbuluan se ai kishte vendosur 127g kokainë brenda penisit të rremë, raporton The New Zealand Herald.
Burri tha se atij iu ofrua droga nga një i njohur ndërsa vizitonte nënën e tij në Xhamajka.
Dënimi ndaj tij do të jepet më 24 qershor.
/joq