Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ndërsa kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh.
Aksidenti ndodhi në fshatin Vloçisht teksa një makinë përplasi burrë dhe grua të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, por nuk arritën të mbijetojnë.
Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, Sotir Nikolla, 63 vjeç, banues në Elbasan.
“Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë,” informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
(e.f/BalkanWeb)