Demi Moore e dashuruar, këtë herë me një femër

Pas martesës së dështuar me Ashton Kutcher, Demi Moore duket se ka gjetur sërish dashurinë dhe këtë herë me një vajzë. Aktorja 56-vjeçare është fotografuar në shoqërinë e një stilistes amerikane, 43-vjeçare Masha Mandzuka.

Sipas së përditshmes Daily Mail, Demi dhe Masha kanë nisur një histori dashurie. Ato kanë disa vite që shoqërohen bashkë por vetëm së fundmi kanë dalë hapur dhe nuk fshihen më. Ato janë fotografuar duke bërë blerje për vajzën 2-vjecare të stilistes serbe.

(BalkanWeb)

Loading...