Pandeli Majko: Nuk fola dot për shembjen e Teatrit, sepse kisha bërë një operacion në gojë

Kur flitet për “perla”, “gafa qesharake” dhe “meme”, Rilindja mund të konsiderohet si “kinematografi” më vete.

E themi këtë sepse nga “kinostudio Rilindja” janë prodhuar gafa e perla pafund, të cilat janë shndërruar në “meme” në rrjetet sociale, duke gajasur publikun shqiptar.

Së fundmi, një tjetër “perlë” është lëshuar nga goja e një deputeti socialist.

Bëhet fjalë për Pandeli Majkon, i cili ka bërë një “rrëfim të rrallë”, ku tregoi arsyen se përse nuk reagoi kur u shemb Teatrit Kombëtar nga dyshja Rama-Veliaj.

Në një intervistë të dhënë për Abc News, Majko tha se në atë kohë kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe prandaj nuk foli dot.

Mister mbetet nëse Majko ka harruar të thotë se ka bërë edhe ndonjë ndërhyrje tek gishtat, pasi nuk shkroi asnjë status në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?

Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?

Gazetari: S’e di po ju pyes?

Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje?

Gazetari: Mirë? Normale?

Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën.

Gazetari: Po kur i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?

Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee…

Gazetari: Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….

Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.

Gazetari: A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?

Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin… duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirūrgjìkale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas…
/joq

Loading...