Lumi i Shalës është shndërruar vitet e fundit në një destinacion mjaft të dëshiruar nga turistët vendas dhe të huaj.
Zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi përcolli sot bukuritë natyrore të këtij lumi duke theksuar se, “ky lum buron rrëzë Alpeve shqiptare dhe ka një gjatësi prej 3️7 kilometrash prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin”.
Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 3️4️ m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 5️2️ m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9️ m³/sek.
Lumi i Shalës gjithashtu njihet për shumëllojshmërinë e peshqve.
Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla./atsh