Kosova ka regjistruar të martën 52 raste të reja me koronaviurs, nga 302 testime të realizuara.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi se të infektuarit janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.
39 pacientë janë shëruar nga COVID, duke e çuar numrin në total në 1,108.
Që prej fillimit të përhapjes së virusit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,268 të prekur, ndërsa 38 kanë vdekur.
Loading...