I kapi duke vjedhur, 3 të rinjtë lidhin policin pas makinës dhe e tërheqin zvarrë në rrugë

Vrasja makabre e policit 28-vjeçar në Britaninë e Madhe ka tronditur mbarë opinionin publik.

Polici në detyre Andrew Harper po përpiqej të ndalonte tre adoleshentë teksa po vidhnin një motoçikletë, kur këta të fundit e lidhën me litar në kyçin e këmbës dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë për më shumë se një milje, citon Lajmi i Fundit.al.

Tre adoleshentët dolën dje para trupit gjykues dhe për herë të parë dolën në media edhe pamjet e tyre.

19-vjeçari Henry Long, ai që drejtoi makinën, pranoi krimin por deklaroi se qëllimi i tij nuk ishte ta vrisnin policin.

Ndërsa dy 18-vjeçarët që e shoqëronin Long, Jessie Cole dhe Albert Bowers akuzohen gjithashtu për vrasje në bashkëpunim.

Oficeri i policisë vdiq nga plagët e marra gjatë zvarritjes në rrugë, teksa adoleshentët e kishin lidhur pas makinës.

Prokurori i çështjes, Jonathan Laidlaw tha:

“Kam frikë se Andrew Harper u vra në rrethana vërtet tronditëse. Me kuçin e këmbës të lidhur në një litar pas makine, ai u tërhoq me shpejtësi për më shumë se një milje. Polici humbi jetën nga plagët e rënda që iu shkaktuan nga tërheqja zvarrë me makinë. Ashtu siç mund ta përfytyroni, ai mori plagë dhe lëndime nga më të tmerrshmet. Ishte një vrasje e pakuptimtë e një polici që vetëm po zbatonte detyrën e tij”, citon Lajmi i Fundit.al.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur me 15 gusht të vitit të shkuar dhe ende nuk është dhënë një dënim përfundimtar për tre të rinjtë që vranë policin.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

Loading...