Itali/ Shqiptarët grabisin të moshuarën, përgjimi zbardh ngjarjen e rëndë (emrat)

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi kanë grabitur një grua 81vjeçare.

E moshuara po kthehej në shtëpi kur dy shqiptarët e sulmuan dhe i tërhoqën cantën, brenda të cilës kishte vetëm 100 euro dhe e tërhoqën zvarrë.

Ajo u pa nga kalimtarë të rastit, të cilët e çuan në urgjencën e spitalit në Rimini.

Tashmë, ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët janë skeptikë nëse ajo mund t’ja dalë.
Erand Dapo dhe Nicholas Mara, janë arrestuar fillimisht si të dyshuar për aksidentin e gruas.

Sipas mediave italiane, 20-vjeçari Mara, tashmë i njohur për policinë për vepra penale të mëparshme, ishte në një lokal momentin e arrestimit.

Më pas u arrestua edhe 33 vjeçari shqiptar Erand Dapo, i cili u kap ndërsa po kthehej në shtëpi.
Ata dolën zbuluar edhe nga një bisedë që bënë në makinën e policisë gjatë shoqërimit.

“Çfarë do themi nëse është për gruan e moshuar”, pyet njëri prej tyre brenda mjetit.

Ata nuk e dinin se ishin nën përgjim. Madje janë dukur të çuditur teksa përgjoheshin brenda makinës së policisë teksa pyesin njëri tjetrin se cili i kishte spiunuar, pasi nuk kuptonin dot se si karabinierët kishin shkuar tek ta për një kohë të shkurtër.

“Ka folur dikush, ose kanë parë video kamerat”, është shprehur Mara.

Loading...