Vajza e Robert Ndrenikës status rrëqethës: ‘Policia më ka mbyllur me forcë prej 10 ditësh në psikiatri’/ Ç’po ndodh me jetën e saj?

E rende nese eshte e vertete.

Vajza e aktorit Robert Ndrenika ben një denoncim te fortë në adresë të Policisë së Shtetit. Diana Ndrenika, në një mesazh në Fb deklaron se Policia e ka mby llur me forcë në Psikiatri, pasi ka denoncuar për të dytën herë gra bitjen e shtëpisë së saj.

Në mesazhin e publikuar në Fb Diana Ndrenika shkruan:

Pas një dhu nimi të vazhdueshëm të banesës sime, në datë 12 qershor bëra një denoncim në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Hera e dytë që bëj një ankesë të tillë brenda disa muajsh. Por kësaj here me shkrim. Tek oficeri i Policisë Gjyqësore Armando Xhafaj, i cili pasi mori në dorëzimin kallëzimin tim për dhu nim sistematik banese (objektesh, mobiljesh, veshjesh e pajisjesh si dhe vj edhje dokumentesh të një rëndësie të veçantë), në kohën që ne jemi jashtë shtëpisë, më premtoi se do të fillonte hetimin penal duke dërguar ekspertë të Prokurorisë.

Por, për habinë time, po atë pasdite në shtëpinë time erdhën dy policë me makinën e Urgjencës që më shoqëruan fo rcërisht e duke përdorur dhu në në ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, në shkelje të ligjit dhe në mosrespektim të dakortësisë së kryer me oficerin e Policisë Gjyqësore të Komisariatit nr. 3 Tiranë.

U përpoqa të lidhem me z. Xhafaj, por nuk i përgjigjej telefonatës sime. Kërkova nga mjekët e rojes mundësinë për asistencën e një avokati, por nuk m’u mundësua.

Më pas telefoni nuk m’u lejua për rreth 10 ditë. Edhe sot që po shkruaj vazhdoj të mbahem for cërisht dhe të mjekohem kundër vullnetit tim në ambientet e Spitalit nr.5 në Tiranë në shkelje flagrante të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Nga Prokuroria apo Komisariati nr.3 nuk kam asnjë reagim.

Loading...