Shqiptari zhigolo në Itali/ ‘Marr 5000 euro për një natë pa u lodhur, kam kliente të famshme që duan të kalojnë natën me mua’

Një 42-vjeçar shqiptar është bërë pjesë e lajmeve që qarkullojnë sot në media për shkak të eksperiencës së tij ndryshe… Ilir Pjetërnikaj thotë se ka punuar si zhigolo në Itali.

Sot 42 vjeç, Pjetërnikaj thotë se familja e tij e merr vesh sot lajmin përmes medias.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ai thotë se pagesa si zhigolo ka qenë e kënaqshme, ndërsa shuma më e madhe që ai ka marrë ndonjëherë ka qenë 5000 euro për natë, ndërsa për disa vite me radhë e ka ushtruar në fshehtësi.

“Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë. Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty.

Nëse pranon më tha unë do të paguja. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë mu duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma. Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro.

Thashë për për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare.

Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë , nuk e dinte askush atëherë. Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh.

Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar”, tregoi ai në studion e Shqipëria Live.

Loading...