Kosova bojkoton takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë

Nenkryetari i LDK Lutfi Haziri ka thene se Kosova nuk do te shkoje ne takimin e thirrur ne Shtepine e Bardhe per dialogun me Serbine.

Haziri ka theksuar se kryeministri i Kosoves Abdullah Hoti, ka nje axhende ne Bruksel dhe me pas do te kthehet ne Kosove duke mos udhetuar per ne Uashington.

Sipas Lufti Hazirit pas akuzave te gjykates speciale ndaj Hashim Thacit, delegacioni i Kosoves eshte i paplote.

Deklarata e Hazirit:
Nuk do të ketë takim.

Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më.

Prej 4 muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë.

Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës.

Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës’, deklaroi Lutfi Haziri në SYRI TV

Loading...