Arrihet marrëveshja PD-PS për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Plotësuam cdo kërkesë të opozitës

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, perfaqesuesi i PS, Damian Gjiknuri deklaroi se u gjet dakordësi për të gjitha elementet e mbetura pezull.

Në një prononcim për mediat, ai tha se deri tani është plotësuar çdo kusht i opozitës dhe se është në dorë të ekspertëve që të zbardhin marrëveshjen.

Ndër të tjera, ai theksoi se u arrit dhe marrëveshja për ligjin zgjedhor për vitin 2023. .

“Sot arritëm marrëveshjen për KQZ-në që do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një anëtar të dërguar në Kuvend dhe do të ketë të drejtën e përjashtimit për anëtarët e propozuar prej nesh, afërsisht siç është tani.”

Sa i përket votës së diasporës, Gjiknuri shtoi se emigrantëve do iu garantohet e drejta për të zgjedhur.

“Vota është e garantuar, vota e tyre do të bëhet e mundur pasi ata të regjistrohen në regjistrin e gjendjes civile, pasi ata e kanë të drejtën e zgjedhjes. Kemi rënë dakord që aktet normative të miratohen me konsensus.”

Loading...