Silva Bino: Në QSUT kanë tangërllëk, nuk vendosin…

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka folur në lidhje me situatën delikate të koronavirusit në vendin tonë, ku gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19.

E ftuar në emisionin “Byro Politike”, Bino theksoi se rastet e 24 orëve të fundit nuk mund të quhen vatër infeksioni, ndonëse pranoi që në këto raste ka pasur të infektuar edhe nga QSUT.

Ajo bëri edhe një deklaratë të fortë teksa tha se disa prej mjekëve në QSUT kanë “tangërllëk” dhe nuk e vendosin maskën, edhe kur u kërkohet si domosdoshmëri.

Bino tha:

Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrézikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre. Kjo lidhet me edukimin e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi pasur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpérthim epidemik. Institucioni shéndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sémuret. Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të ínfeksionit. Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme. Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim stríkt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen.
/joq

Loading...