Por kjo e ka një arsye…
Vitin e kaluar qeveria e Mianmar, e drejtuar nga Këshilltari Shtetëror Aung San Suu Kyi, ka ndërprerë çdo lloj qasjeje në internet në 9 qytete të këtij vendi si shkak i shqetësimit se interneti po përdorej si mjet nxitës në përleshjet mes ushtrisë dhe kryengritësve në Mianmar.
Vetë më maj të këtij viti njëra nga qytezat ktheu shërbimin e internetit, por 8 zonat e tjera janë në errësirë të plotë se çfarë ndodh në botë.
Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ka shprehur shqetësimin dhe ka ngritur zërin për këtë bllokim, pasi sipas tyre kjo i ndlaon njerëzit të raportojnë abuzimet e mundshme të të drejtave të njeriut.
Për më tepër kjo ndërprerje interneti i ka shkëputur ata edhe nga fushatat e shëndetit publik në lidhje me pandeminë globale Covid-19.
Linda Lakhdir, këshilltare juridike e Azisë për Human Rights Watch, tha për CNN:
“Me një konflikt të armatosur midis ushtrisë Myanmar dhe Ushtrisë Arakan në shtetin Rakhine në mesin e një pandemie, është e rëndësishme për civilët të marrin informacionin e nevojshëm për të qëndruar të sigurtë.”
Lajmi i Fundit.al