Florjan Binaj tregon si po i shkon karantina

Disa ditë më parë bëri bujë fakti se aktori i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj, ishte infektuar me Covid-19.

Aktori tha në një postim në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë, teksa mediat raportuan se ai mund të ishte infektuar në Përmet, ku edhe ka udhëtuar disa ditë më parë.

Kjo e fundit u shoqërua më pas me një sërë polemikash pasi media të ndryshme aluduan se aktori ka transmetuar virusin edhe në Përmet, ku u regjistrua rasti i parë 2 ditë pasi Flori doli pozitiv.

Rreth kësaj çështjeje ka reguar edhe aktori, i cili i quajtur këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, duke shtuar se e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt dhe paralajmëron ‘Report Tv’, i cili hodhi i pari lajmin, se po e padisë në gjykatë.

Nga ana tjetër, Florjani është karantinuar në shtëpinë e tij, ku sipas rregullit duhet të qëndrojë për 14 ditë.

Aktori tregoi se është në gjendje të mirë shëndetësore, por si po e kalon ai izolimin?

Në postimin e fundit që ka bërë në Instastory na la të kuptojmë se fle gjatë gjithë ditës dhe për këtë e kuptojmë shumë mirë.

Ai ka postuar foton e një qeni duke fjetur gjumë, duke shkruar me humor:

Të shtatat e karantinës.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/06/StorySaver.Org_florjanbinaj_77357435_275754930356132_5766499156503934097_n.mp4?_=1

Loading...