Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç. Ngjarja ndodhi në 30 maj të këtij viti në hollin e një hoteli në Laç, ku mbetën të vrarë Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).
Dy mjekët u arrestuan në 23 qershor, pasi akuzohen se nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri. bëhej fjalë konkretisht për shtetasin Eduard Lamajt, i cili qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve. Lamaj iu dha atyre fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Nga ana e vet Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrasjes. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gergjin dhe Likën. Një tjetër detaj është dhe se Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.
(BalkanWeb)