Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, në kuadër të Samitit të Kryeministrave të Europës Qendrore. Rama është pritur nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic. Në takim Rama është i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe një delagacion nga Kryeministria, ku nuk mungon edhe Drejtori i Komunikimit, Endri Fuga.
Ka qenë vetë kryeministri, ai që e ka ndarë përmes një videoje në faqen e tij të “Facebook” vizitën zyrtare, ku bie në sy shtrëngimi i duarve me Kitarovic.
Rama zhvilloi me herët një takim me kreun e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokovic.
(BalkanWeb)
Loading...