Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka theksuar se gjendja në Spitalin Infektiv me të shtruarit e prekur nga koronavirusi, është serioze.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mbajnë maskën.
Më tej, Pipero foli edhe për transportin publik, ku theksoi se ky shërbim duhet të hapet, pasi është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë, ndërsa shtoi se ka shumë vende që s’e kanë mbyllur asnjëherë.
Sipas mjekut, mjafton që në autobus të vendoset maska dhe qytetarët do të jenë terësisht të mbrojtur.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ai tha:
Unë mendoj se transporti publik duhet hapur. Ka shumë vende që nuk e kanë mbyllur asnjëherë. Është e dosmodsohme, sepse vitalizon një sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë. Mjafton që në autobus të vendosim maskën dhe jemi tërësisht të mbrojtur. Por duhet shtuar numri i mjeteve në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë sa më pak në stacion dhe kjo në mënyrë të menjëhershme ul numrin e personave që qëndrojnë në mjet.
/joq