Lajm i fundit/ Nuk ka vendim për Saimir Tahirin, Apeli kthen dosjen për gjykim nga e para

Nuk ka vendim per Saimir Tahirin. Gjykata e Apelit ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe kthimin e dosjes per tu gjykuar nga e para me nje trupe te re gjykuese.

Ne kete menyre 53 fashikujt e dosjes do te kthehen serish ne shkallen e pare ndersa gjyqi do te perseritet.

Artikulli i meparshem:
Gjykata e Apelit shpalle vendimin diten e sotme per ceshtjen penale ndaj Saimir Tahirit, ish minister i Brendshem i Shqiperise.

Trupa gjykuese ka celur seancen ne ora 13.00 pas njoftimit se diten e sotme do te jepet vendimin per kete ceshtje.

Saimir Tahiri ka mberritur ne gjykate me avokatin e tij Maks Haxhia ndersa ka hyre ne seance pa dhene komente per median.

Lajmifundit.al citon se mediat kane raportuar se seanca po ndiqet edhe nga perfaqesues te ambasades amerikane qe po monitorojne vendimin dhe krejt procesin.

Te henen e kesaj jave trupi gjykues vendosi shtyrjen e vendimit pasi nje nga gjyqtaret e rinj te ceshtjes kishte nevoje te njihej me dosjen.

Prokuroria ka kerkuar 12 vjet burg ndaj Tahirit me akuzen se ai ka bashkepunuar me grupin Habilaj ne krijimin e lehtesirave per trafik droge nga Shqiperia drejt Italise.

Avokati dhe vete ish ministri kerkuan pafajesi nderkohe qe ne shkallen e pare, Saimir Tahiri eshte denuar vetem per shperdorim detyre me sherbim prove ne konvertim te denimit me 3.5 vjet heqje lirie./lajmifundit.al

Loading...