Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke folur për njohjen e pakicave etnike në Shqipëri, tha se në lidhje me këtë çështje kanë reaguar disa ekspertë, duke përmendur edhe pedagogun e njohur Artan Fuga.
Meta u shpreh se pasi të flasin ekspertët, më pas duhet kohë për të marrë edhe përgjigjen e duhur.
“Në lidhje me pakicat, ka pasur shumë reagime, ndër të tjera edhe nga profesor Fuga. Do të duhet shumë kohë për të dhënë përgjigjen e duhur. Për tryezën e Pacollit, do të thosha se nuk është koha për protagonizma. Kosova është shtet i pavarur, ka treguar se momentet e vështira i zgjidh më mirë se ne. Kam qenë dhe jam për përbashkim mes shqiptarësh, por jam i bindur se kur kanë sfida, ata rrisin përgjegjësitë e tyre dhe bashkojnë vizionet për interesa të përbashkët”, tha Pacolli.