Kush është bjellorusja që ‘ndezi’ Vlorën: Ditëlindjen e festova në Shqipëri

Muaji qershor ka sjellë edhe turistët e parë në Shqipëri, të cilët vinin nga Bjellorusia dhe shumica prej tyre janë kanë vendosur të pushojnë në Vlorë.

Disa prej tyre kanë dhënë intervista për TCH, teksa shprehen se Shqipëria është një vend shumë i bukur.

Njëra nga bukuroshet bjelloruse që festoi ditëlindjen këtu tha:

“Unë jam Katerina, jam 30 vjeçe. Prej 10 ditësh ndodhem këtu dhe ditëlindjen time këtë vit e festova në Shqipëri. E kam shijuar shumë këtë ditëlindje dhe është dhurata më e bukur që i kam bërë vetes.”

Ndërsa turistët e tjerë u shprehën:

“ Prej 3 ditësh ndodhem në Shqipëri e jam e lumtur për çdo gjë që po përjetoj këtu dhe aspak e shqetësuar nga covid 19.”

“Është bukur këtu as ftohtë e as shumë ngrohtë, është hera e parë që ndodhem këtu…do të kthehem sërish. Ndihem e sigurt pasi këtu është më shumë siguri dhe ne respektojmë distancat sociale.”

“Kam qenë para 5 vitesh në Tiranë dhe më pëlqeu ky vend dhe prandaj u ktheva sërish me familjen time. Gjithashtu është vendi i parë që u hapin kufijtë.”

Loading...