Ja qytetet ku Covid-19 po ‘shpërthen’

Qytetaret duhet te bejne kkujdes te shtuar ne zonat urbane te vendit pasi ne 24 oret e fundit kurba e infektimeve me koronavirus ka shenuar nje rritje te frikshme.

Keshtu ne te dhenat e fundit qe deklaroi ministria e shendetesise, 28 raste jane regjistruar vetem ne Tirane, kjo ndoshta eshte nje nga shifrat me te larta qe nga nisja e pandemise per kryeqytetin.

MSH tha se Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

Tirana 28 raste,
Shkodra 13 raste,
Durrësi dhe Korça me nga 5 raste;
nga 4 raste Delvina dhe Berati;
nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë;
nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz;
nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.

Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, citon lajmifundit.al. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

Loading...