Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Fier.
Një grua 42-vjeçare është hedhur nga kati i 8 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Fier Informacion paraprak
Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga taraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga taraca, pasi ka pasur shënja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Loading...