Sulmi ndodhi në një nga zonat luksoze të Avenida Paseo de la Reforma, bulevardi që përshkon kryeqytetin e ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës Latine.
Kryebashkiakia Claudia Sheinbaum, tha se kreu i policisë u qëllua tre herë por është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se 12 njerëz janë arrestuar dhe të paktën tre kanë vdekur, dy roje sigurie meshkuj dhe një kalimtare femër.
Në fotot e shpërndara shihej automjeti i kreut të policisë i shkatërruar nga plumbat dhe rruga e mbushur me gëzhoja.
Sheinbaum tha se ishte ende herët për të përcaktuar përgjegjësit por vetë García Harfuch bëri me faj për sulmin kartelin e drogës në ngritje Jalisco New Generation. “Kombi ynë duhet të vazhdojë t’i rezistojë krimit dinak të organizuar”, shkroi ai në një koment.
Gazetari i njohur meksikan Pascal Beltrán del Río, pretendonte se vrasësit, të cilët sipas raportimeve përdorën automatikë Barrett dhe garata dore, ishin fshehur në një kamion dhe ishin maskuar si punonjës të mirëmbajtjes rrugore. Ai tha se herën e fundit që kryeqyteti kishte dëshmuar një sulm të tillë ishte rreth 50 vjet më parë 1971.
Në detyrën e tij të mëparshme si kreut i hetimit të policisë federale García ka qenë përgjegjës për lirimin e rreth186 viktimave të pengmarrjes, kapjen e 606 pengmarrësve dhe shkatërrimin e 56 bandave kriminale, sipas agjencisë El Heraldo de México. García mori postin aktual në 2019.
Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador tha: “E gjithë kjo me siguri që ka lidhje me punën që Meksika po bën për garantimin e paqes dhe qetësisë si në Mexico City dhe në të gjithë vendin”.
Nacionalisti López Obrador fitoi bindshëm në zgjedhjet e 2018, me zotimet për t’i dhënë fund “luftës së gjatë e të kotë ndaj drogave” për t’i lënë vend luftës me përqafime dhe jo me plumba kundër krimit./top channel