Shokët ishin barinj dhe në vendin e quajtur ‘Katalat’ janë përleshur me grindur me njëri- tjetrin. Një nga personat ka marrë çiften dhe e ka qëlluar shokun tjetër me inicialet L.K, 21 vjeç, duke e plagosur në këmbë.
Ndërkohë i riu është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë informon se sherri ka ndodhur për çështje kullotash, 3 kilometra larg qytetit të Delvinës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Delvinë, Informacion paraprak
Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.
Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.