Reperi i hitit “Pop, Lock & Drop It”, Lawrence Franks Jr, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Siç raportojnë mediat e huaja, 32-vjeçari është gjendur në një atentat me armë zjarri ku ka mbetur i vdekur, ndërsa sot është dhënë lajmi i hidhur.
Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendin e ngjarjes, mirëpo deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe thuhet se hapja e zjarrit nuk kishte asnjë motiv.
Reperi i njohur ndryshe si Huey u qëllua me dy plumba në St. Louis, në vendin e tij të lindjes Kinloch, vetëm pak para mesnate.
Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Kushëriri i tij, Bruce Franks Jr, konfirmoi lajmin e hidhur në Twitter me një foto nga performanca e fundit së bashku.
“Hera e fundit që performuam bashkë! Të gjithë e njihni si Huey, për të dashurit e tij ai ishte LJ! Kushëriri im i vogël! Pusho në paqe! Ky lajm na goditi fort!”-ishin fjalët e tij krahas postimit.