Një adoleshente amerikane ka kaluar 400 orë duke krijuar fustanin e mbrëmjes së maturës e frymëzuar nga periudha e COVID-it duke përdorur 750 metër izolues plastik.
Në shkollë bëhet një konkurs nga “Duck Brand”, në të cilën djemtë dhe vajzat përgatisin veshjen me materialin e plastikës për të fituar një bursë prej 10,000 dollarësh.
Peyton Manker është një 18-vjeçare e cila vendosi të provonte fatin e saj dhe hyri në konkurs. Ajo pëlqen vizatimin, leximin dhe shëtitjen në kohën e saj të lirë, por qepja dhe dizenjimi i veshjeve është diçka e re për të.
Në fillim, ajo mendoi se do të krijonte një fustan kushtuar Leonardo da Vinci-t, i preferuari i saj. Por me goditjen e pandemisë, diplomimi u anulua dhe ishte koha për planin B. Ajo vendosi të bënte një fustan me temë COVID-19.