Qyteti i Vlorës ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 61 raste të reja, nga të cilat 11 janë në qytetin e Vlorës.
Burime për Top Channel mësojnë se të 11 raste me Covid në këtë qytet janë punonjës të fasonerive.
Mësohet gjithashtu se fasoneritë janë mbyllur para disa kohësh.
Ndërkohë, shpërndarja gjeografike e 61 rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Top Channel