Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë.
Report Tv, raporton se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet.
Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim.
Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë dhe që çon hetuesit në pistën se vajza është përdorur si “karrem” nga hasmi për t’i bërë pritë 40-vjeçarit.
Adjola Lakra u arrestua një ditë më parë nga policia, teksa ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t’i dhënë informacione mbi vendodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin.
Lidhja e saj me Hekuran Billën kishte ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht dhe besohet se marrëdhënien e kishte krijuar me trysninë e Markut.
Adiola është e njohura e Sebastian Malit, dhe ai ja ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.