Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit falë operacionit ‘Bridge’ pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Policia arrestoi këta persona pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit G. D, 49 vjeç, me pasagjer E. V, 45 vjeç, në fshatin Kallm i Madh të Fierit, në bagazh u gjetën tetë kilogramë drogë e dyshuar kanabis sativa.
G. D është banues në Berat, ndërsa E. V banues në Kuçovë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe pesë aparate celularë.
Loading...