50-vjeçari tregon tmerrin që përjetoi: I zunë pritë, qëlluan me breshëri plumbash dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një 50-vjeçar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri.

Dy persona të maskuar me motorçikletë kanë qëlluar me armë në rrugën Shkodër-Velipojë, në afërsi të fshatit Daragjat.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mengjesit kur dy persona me motor të maskuar i kanë zënë pritë nje mjeti tip Benz, ku po udhëtonte një 50-vjeçar, banues në fshatin Darragjat.

Sipas dëshmisë së dhënë para policisë nga 50-vjeçari Alban Luka, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e mjetit duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik në ajër dhe drejt makinës së tij.

Më ulën në gjunjë dhe më vunë automatikun në kokë pastaj qëlluan drejt makinës, nuk kam pasur konflikte me asnjë njeri.
Kështu ka thënë në polici Luka ndërsa si duket edhe nga pamjet filmike automjeti është dëmtuar plotësisht nga plumbat.

Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
/joq

Loading...