Eduart Lamaj tre ditët në spitalin privat ku dhe u mjekua ilegalisht i kaloi duke u ruajtur nga dy persona të tij të cilët u zbuluan si pjesë e skemës për shkak të armëve që kishin fshehur pranë spitalit.
Ata janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Burimet bëjnë me dije se në momentin kur kuptuan praninë e policisë ata janë larguar duke fshehur armët. Ky veprim i tyre të cilët dalin nga dritarja e spitalit është kapur nga kamerat dhe dy personat me origjinë nga Mamurrasi tashmë janë shpallur në kërkim.
Momentalisht Lamaj ndodhet në spitalin e Traumës në kurim nga mjekët.
Ndërsa ende në kërkim prej natës së atentatit janë edhe Elson (Oltion), Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç, Gjovalin Perkola.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë ka rënë Ilir Xhepaj i cili akuzohet si organizatori i atentatit që pagoi Lamajn për vrasjen e biznesmenëve. Ai dyshohet se është personi që mbajti të neutralizuar fëmijët e Paulin Gjergjit.
/joq