Historia e Xhoanës që përloti publikun: ‘Më tallnin se mami punonte pastruese. Më prenë flokët dhe përplasën në baltë’

Xhoana është një nga vajzat konkurrente të programit “She’s on Top”.

Në puntatën e sotme modelja bukuroshe rrëfeu se është bullizuar nga bashkëmoshatarët, pasi mamaja e saj punonte sanitare.

Xhoana tregoi se kur ishte adoleshente e kishte shumë të vështirë për të përballuar të gjithë torturat e bashkëmoshatarëve.

“Më kanë prerë flokët, më kanë hedhur në baltë dhe më tallnin gjatë gjithë kohës”, tregon Xhoana. Modelja kishte frikë se dhe prindërit nuk do ta kuptonin, por do ta fajësonin duke i thënë se, “nuk je e zonja”.

Megjithatë ajo gjeti guximin dhe i tregoi atyre. Pas kësaj Xhoana ndryshoi shkollën, por bullizimet nuk u ndalën. “Nuk u rrita kurrë me dashurinë e miqve”, tha Xhoana. “Mami punonte pastruese. Të gjithë në shkollë e morën vesh që mami punonte pastruese. Të gjithë më tallnin. Nuk e dija si të dilja nga kjo situatë sepse të gjithë më tallnin. Unë qaja dhe të gjithë më përqeshnin. Vendosa të ndahesha nga ky grup shoqëror dhe dëshiroja një shoqëri tjetër.

Por ato më përndiqnin dhe më tallnin, të njëjtën gjë bënin dhe tek grupi ri që unë krijoja. Situata e parë është që më prenë rrobat dhe nuk dija me çfarë të ikja në shtëpi. Vjen një moment dy nga shokët më shtynë dhe më përplasën në baltë. Jeta mu kthye në ankth. Situata më e dhimbshme është kur më kanë prerë flokët i kisha shumë të gjatë.

Unë ulesha në bankë të fundit dhe dy shoqet që kisha shoqe të ngushta më thanë ulu para meje. Unë u ula dy banka dhe ato më prenë flokët. Unë e ndjeva kthej kokën dhe e shikova që më kishin prerë flokët.

Vazhduan të më shanin, qaramane, qurrashe, unë vetëm qaja nga kjo gjë. Kur vendosa t’i tregoja familjes për mua ishte momenti më i frikshëm. Mendova se do të më thoshin nuk je e zonja, për të mbrojtur veten. Babai më tha që do të ndryshojmë shkollën.

Edhe pse ndërrova shkollën, vazhdova të bullizohesha , nuk kishte një ndryshim nga shkolla që isha më para. Unë nuk i tregova familjes sepse nuk dëshiroja që t’i mërzisja. Kisha nevojë për shoqërinë siç kishte çdo moshatar i imi. Nuk u rrita me dashurinë e tyre. Nga brenda kisha një forcë por nuk mund të bëja të njëjtën sjellje si ato”, u shpreh Xhoana.

Loading...