Më 28 tetor të këtij viti në Bularat të Gjirokastrës u vra nga forcat RENEA Kostandinos Kaçifas, ekstremist grek i cili qëlloi mbi policinë shqiptare.
Pas kësaj ngjarje, marrëdhëniet mes dy shteteve dhe qytetareve u acaruan së tepërmi
Por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga ngjarja në Bularat, në Greqi kanë lënë jetën 3 shtetas. Shifër e cila është alarmante në kaq pak kohë.
Vrasjet në 1 muaj:
Në 23 nëntor: Policia greke qëlloi mbi shqiptarin Altin Mullaj, 39-vjeç, banues ne Fushe-Verri, Delvinë. Ngjarja ndodhi pasi Mullaj qëlloi mbi policinë greke ndërkohë që po transportonte lëndë narkotike.
Pak ditë më parë u ekzekutua me cifte në Korfuz 63 -vjeçari Petrit Zifle, nga një anëtar i Agimit të Artë. Për këtë ngjarje u vu në pranga, 44-vjeçari Dhimitris KurisiI cili pranoi se e kishte qëlluar shqiptarin pas një debati për Kaçifas dhe për emrin e Maqedonisë.
Mbrëmë në mesnatë u ekzekutua një tjetër shqiptar, vetëm 8-vjec. Ai u gjet i pajetë, i qëlluar me plumb pas shpine në zonën e Shën Gjergjit, në Kavala. Viktima është 18-vjecari Marios Isa nga Leskoviku.
Këto 3 vrasje të kryera në një muaj kohë, kanë tronditur shqiptarët duke vënë në pikpyetje marrëdhëniet me shtetasit grek. /Lajmifundit.al