Greqia konfirmon hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë pa asnjë lloj kushti

Greqia konfirmoi hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë pa asnjë lloj kushti.

Zëdhënësi I qeverisë bëri të ditur se pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës do të happen në datë 1 korrik ( ditën e mërkurë).

Cdo shtetas shqiptar që dëshiron të udhëtojë drejt Greqisë për turizëm, vizita tek të afërmit dhe arsye të tjera mund të futet në vendin fqinjë pa asnjë lloj problemi.

Në total qeveria greke ka hapur 7 pika doganore, tokësore dhe detare, nga të cilët dy janë me Shqiperi, raporton Vizion Plus.

Lajmi i rendesishem vjen ne nje kohe qe BE, dy dite me pare konfirmoi hapjen e kufijve pa kushtezim per qytetaret nga Serbia dhe Mali i Zi , vende qe kane ideks jo te larte te [perhapjes se Covid-19.

Megjithate BE-ja, beri te ditur se vendet europiane mund te zgjedhin vete te krijojne marredhenie te kushtezuara ose jo me shtete te ndryshme.

Greqia eshte nje vend ku shqiptaret zgjedhin te pushojne ne shumice gjate muajve te veres, e ne kushtet e nje situate jo normale gjate ketij sezoni ku eshte e veshtire te shkosh ne Turqi e vende te tjera europiane, shanset qe te zgjedhin Greqine jane edhe me te medha.

Loading...