Covid-19/ Futet në intubim një mjek i QSUT

Vijon të mbetet shqetësuese situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se prej katër javësh ka një numër të lartë infektimesh, shtrime të shumta në spital dhe viktima.

Aktualisht në Infektiv po trajtohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 në intubim. Sipas burimeve thuhet se në intubim ndodhet edhe një mjek i QSUT. Mjeku i intubuar është nga reparti i Hematologjisë, i cili është edhe reparti më i prekur nga virusi i rëndë.

Mësohet se mjeku 57-vjeçar A. P. ka qenë i prekur me koronavirus dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit.

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSH.

Loading...