Basha në videon e tij demaskon situatën ekonomike në fushën e turizmit ku sipas tij plazhet dhe hotelet janë bosh si kurrë më parë.
”Shikoni se çfarë pamje e mrekullueshme më shoqëron sot që në mengjes e kam fjalën për natyrën se pamja ekonomike është blozë. Fundjava, si pasojë e fluksit të turisteve të arrdhur nga Kosova, ka qenë pak më ndryshe po gjatë javës situata ekonomike e operatorëve turistikë është e sheshtë”- u shpreh kryedemokrati.
Në videon nga Shëngjini Basha shoqërohet nga, Dritan Kondakçiu, një operator turistik në zonë. Sipas këtij të fundit situata e biznesit të tij është ekonomikisht në krizë.
”Taksat duhet ti paguajmë në fund të qershorit, por me vetëm dy ditë punë në javë nuk mund t’ia dalim”- deklaroi biznesmeni.
Basha u ndal dhe tek ulja e numrit të të punësuarve nga ana e bizneseve çka e rëndon akoma më shumë situatën ekonomike në vend.