Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës ditën e sotme. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.
Policia sqaron se e gjitha ka ndodhur për motive pronësie.
Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas ka ndodhur në prani të fëmijëve.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. P., 42 vjeç, pasi, pas një konflikti për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.
/joq
Loading...