Blendi Fevziu tregon historinë e pazakontë për gruan! Si e humbi për 11 vjet…

Kur thua emrin e Blendi Fevziut, padyshim të vjen në mendje një nga ikonat e gazetarisë shqiptare.

Së fundmi ai ka vendosur të rrëfejë detaje nga jeta e tij private, të cilat shumë pak veta i dinin.

Në një intervistë për revistën “Class”, Fevziu i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar.

Natyrisht nuk kanë munguar as pyetjet për jetën e tij private.

Për herë të parë ai ka treguar me detaje më shumë gjëra nga bashkëshortja e tij Ines, apo dy vajzat .

Sipas gazetarit, bashkëshortja ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët publik dhe sipas gazetarit kjo është një nga arsyet se përse marrëdhënia e tyre ka funksionuar gjithë këto vite.

Blendi Fevziu më pas është pyetur dhe për historinë e tyre të dashurisë, e cila rezultoi të jetë një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.

Loading...