Shqipëria ka bukuri natyrore me aq bollëk sa sigurisht nuk mjafton një sezon veror për t’i vizituar dhe shijuar të gjitha. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se pse duhet vizituar Shqipëria?
Më poshtë Lajmi i Fundit.al do u rreshtojë disa arsye që besojmë janë të mjaftueshme:
1.Pandemia ka goditur ekonominë e vendit, ku sigurisht të prekur janë më shumë ata në sektorin e turizmit. Kështu që përveçse shijoni bukuritë e rralla shqiptare, gjatë udhëtimit tuaj do të ndihmoni edhe në ekonominë e aktorëve të turizmit, që shumica e kanë biznes familjar.
2.Nëse shkoni me pushime në veri të Shqipërisë, deri në bjeshkët e largëta, do të gjeni një mikpritje të pashoqe nga vendasit, ushqim të mirë dhe ajër të pastër.
3.Nëse do pushoni në jug të Shqipërisë e keni të garantuar një bregdet që se ka asnjë vend në Europë. Ujë kristal dhe diell, kombinimi që u duhet këto ditë verore.
4.Shqipëria është jashtëzakonisht e lirë! Po në vendin tonë mund të bësh pushime me pak lekë, sipas mundësive. Mjafton të studiosh ofertat e fjetjes dhe ushqimit në vendin ku do të shkosh dhe na besoni që do të gjeni gjithçka u duhet brenda buxhetit tuaj.
5.Alpet shqiptare, bjeshkët, ofrojnë pamje marramendëse, gjelbërim, shkëmbinj, borë, ujëra të pastra si qelibari dhe njohje me mënyrën se si jetojnë vendasit. Nëse dilni në alpe mund të keni përshtypjen sikur jeni kthyer pas në kohë.
6.Shqipëria ofron një shije të pasur të Mesdheut. E kufizuar me detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka një hapësirë të pasur bregdetare dhe duhet të krenohemi me plazhet e shumta që kemi fatin t’i kemi.
7.Shqiptarët janë të sjellshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar edhe nëse nuk të kanë takuar kurrë.
8.Shqipëria është relativisht një vend i sigurtë, ku mund të udhëtoni pa u shqetësuar.
9.Historia antike në vendin tonë është mahnitëse. Duke qenë e pushtuar që nga parahistoria, Shqipëria ka objekte nga mijëra vjet të disa prej perandorive më të mëdha në botë. Duke bredhur nëpër çdo qytet, ju thjesht mund të pengoheni nëpër rrënojat e lashta nga romakët, grekët, bizantinët, venecianët, ilirët, osmanët dhe më shumë!
10.Shqipëria krenohet me shumë monumente të mbrojtura nga UNESCO, përfshirë këtu Butrintin, një sit arkeologjik i banuar më parë nga Romakët dhe Grekët. Berati dhe Gjirokastra, dy “qytete muze” dhe shembuj përrallorë të arkitekturës osmane. Vende të tjera shqiptare që janë aktualisht në fazat e kandidimit të UNESCO-s përfshijnë Amfiteatrin e Durrësit, Liqenin e Ohrit dhe Apoloninë, të gjitha këto tani po kalojnë riparime e promovime.
11.Shqipëria është një vend unik që nuk mund ta krahasoni me asnjë vend tjetër.
Përgatiti: Lajmi i Fundit.al