Ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga Tirana që po bënte plazh në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur tek “Plazhi i Ri”, në Vlorë ku i moshuari po pushonte bashkë me bashkëshorten e tij.
Raportohet se 72- vjeçari F.H. ka dalë nga deti në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë nga policia:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.