Darya Sudnishnikova, një 13 vjeçare nga Rusia ka tronditur jo pak botën para 9 muajsh kur zbuloi për mediat se ishte shtatzënë me 10-vjeçarin Ivan.
Por, muajt kanë kaluar dhe lindja e foshnjës po afrohet dhe me sa duket kjo e ka trembur adoleshenten.
Për mediat ruse ajo është shprehur se ka frikë të lindë.
Darya dhe Ivan dolën në mediat ruse duke bërë sensacion të madh para ca muajsh dhe u desh pak kohë që të vërtetohej se 10 vjeçari, i dashuri i Daryas nuk ishte babai i fëmijës që presin.
Ajo e ka pranuar që gjithë këtë e ka bërë sepse nuk dëshironte ta pranonte se ishte përdhunuar nga një 15-vjeçar në një pyll të qytetit.
Sidoqoftë, kjo nuk e ka shuar dashurinë e tyre dhe 10-vjeçari Ivan i është betuar 13-vjeçares se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë dhe do ta rrisin bashkë fëmijën.