Manastirliu: Nuk iu kushton asgjë të mbani një maskë

Mëngjesin e sotëm Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues nga Prof. Mira Kola.

Manastirliu shkruan se nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë dhe të ruani distancën fizike.

Postimi i plotë nga ministrja:

“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID” – Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Mira Kola nga QSUT.
Me kujdes dhe së bashku e mundim #COVID19”

Loading...