Vlorë/Kapen dy shtetas për përndjekje

Vlorë – Himarë,policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Jorgo Bala, 40 vjeç, banues në Himarë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka përndjekur nëpërmjet mesazheve telefonike dhe më pas duke e kanosur me fjalë deri në banesë shtetasen V.P, 38 vjeçe, banuese në Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”, neni 121/a dhe 84 të Kodit Penal.

Hermes Topçiu, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka përndjekur shtetasen O.V, 14 vjeçe, duke e shqetësuar dhe frikësuar shtetasen në fjalë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja” neni 121/a i Kodit Penal.

Loading...