Një vajzë 3-vjeçare është sulmuar nga një iriq teksa ishte në gjumë. Elsie, 3-vjevve, bërtit me aq zë të lartë sa zgjoi edhe nënë e saj, Chelsey Fowler, e cila shkoi rrëmbimthi për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Gjëja e fundit që nëna e vogëlushes priste të shihte kur tërhoqi mbulesën e krevatit ishte një iriq mbi këmbën e 3-vjeçares, përcjel Lajmiifundit.al.
32-vjeçarja ka treguar:
Ishte ora 4 e një çerek e mëngjesit kur Elsie filloi të bërtiste. Në vrap shkoj për të parë se ç kishte ndodhur kur shoh një iriq që ishte varur tek gishti i këmbës së vajzës. Elsie ishte histerike, faleni, por nuk kishte parë kurrë një iriq dhe nuk e dinte se çfarë ishte, por as unë nuk dija ç’të bëja. Kështu që mu desh të telefonoja ndihmën e shpejtë, dhe në fillim menduan se po bëja shaka. Gjithsesi pastaj më thanë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse nuk ka gjakderdhje dhe në mëngjes të shkoja që Elsie të bënte një tetanoz”, citon Lajmiifundit.al.
Pas këtij sulmi të çuditshëm, gruaja e dërgoi iriqin në një qendër për kafshët pranë shtëpisë së tyre, por ajo shprehet se nuk e di ende se si ka përfunduar iriqi në shtëpinë e tyre.