Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: Do të thellohet në të ardhmen e shpejtë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit me autoritetet italiane që çuan 37 persona në pranga mes dy vendeve.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë” shkruan ai.

Loading...