Një 80-vjeçari i rezultuar pozitiv me COVID-19, në Sarandë ka humbur jetën ditën e djeshme.
Ai kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe ishte operuar në QSUT dhe më pas dërguar në Spitalin në Sarandë. Nuk dihet se ku e ka marrë virusin, por në Sarandë ai rezultoi pozitiv me covid-19 dhe duke parë gjendjen e tij të rëndë shëndetësore për shkak të hemorragjisë cerebrale familjarët kanë kërkuar që 80-vjeçari të kurohet nga covid-i në shtëpi.
Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në banesën e tij në Kalas të Delvinës.
Loading...