Komisioni Europian ka miratuar një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria.
Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik.
Për vendet që nuk janë pjesë e listës, do të përjashtohen:
-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Banorët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Udhëtarët me një funksion thelbësor ose nevojë thelbësore
Për kryeministrin Edi Rama, kjo listë është politike dhe nuk ka lidhje me pandeminë. “Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin.
Diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar. Kjo është politikë”, e ka quajtur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kosovë.